Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në aksin Milot-Laç.

Sipas të dhënave të Policisë, shtetasi A.G, 23 vjeç, në drejtimin e makinës, ka goditur për vdekje një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër Milot-Laç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18.40.

Mëgjithë ndihmën e parë që iu dha shtetases së aksidentuar, ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës.

44 vjeçarja sipas Policisë është identifikuar me inicialet Z. D.

Loading...
Loading...