Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Librazhd-Prrenjas ku janë përfshirë një makinë me targë AA972VM me një mikrobuz pasagjerësh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Xhyres dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.