Loading...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Taulant Ballën inspektuan punimet në Qendrën Shëndetësore Gostimë në Cërrik e cila i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Balla shprehet se ky është një premtim i mbajtur. Sipas Kryetarit të Grupit të PS i cili para një viti premtoi transforimimin e kësaj Qendre Shëndetësore e cila ndodhej në gjendje të mjeruar.

Investimi që kap vlerën e 114 milion lekëve të vjetra, i kryer në kuadër të projektit të qeverisë për rehabilitimin e 300 Qendrave Shëndetësore, do t’u shërbejë 12000 banorëve të njësisë administrative Gostimë.

Loading...
Loading...