Kryeministri Edi Rama ka komentuar për T7 në Kosovë manifestimin e sotëm të Presidentit Meta.

Rama e ka cilësuar manifestimin, një miting dhe shprehet se është hera e parë në historinë botërore të demokracisë, madhështor për nga unikaliteti dhe marrëzia Metës.

“Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti i vet dhe marrëzisë së vet”, theksoi Rama.

I pyetur për kontrollin e pushteteve, Rama tha se qeveria nuk ka pushtet mbi atë që parashikon Kushtetuta, ndërsa përjashton pushtetin vendor.

“Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypjen. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetuese. Pushteti vendor është disporcional. Nuk është rezultat i marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshtarëve tanë nuk u është cenuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet”, nënvizoi ai.