Loading...

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd. Persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë në drejtim të anëtarëve të një familjeje brenda banesës së tyre.

Burimë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në fshatin Marinaj Njësia administrative Qendër.

Mendohet se disa persona të maskuar kanë hyre me forcë ne banesën e shetasit F. G dhe kanë keqtrajtuar familjarët.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.

Loading...