Loading...

Ka nisur procesi i Maturës Shtetërore 2020, për plotësimin e formularit A1,A1Z.

Prej datës 15 nëntor deri më 13 dhjetor maturantët bëjnë fillimisht aplikimin në portalin qeveritar e-albania, dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore” në periudhën 18 nëntor-13 dhjetor.

Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi.

Maturantët e gjimnazeve kanë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve më zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndë dhe shkollat e mesme profesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 37 lëndë me zgjedhje.

Plotësimi i formularit A1 për maturantët aktualë dhe formularit A1Z për maturantët e viteve të kaluar bëhet online, brenda ambienteve shkollore, me ndihmën e një mbikëqyrësi të ngarkuar nga drejtoria e shkollës.

Maturanti plotëson të dhënat personale dhe ato shkollore. Në të dhënat shkollore, një pjesë plotësohet nga mbikëqyrësi.

Ministria e Arsimit ka ashpërsuar rregullat për të gjithë maturantët që do t’i nënshtrohen provimeve gjatë 2020.

Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore, dhe kanë të drejtë t’i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtë.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here