Loading...

Ndryshe nga vitet e shkuara, për 2020-n plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z nga maturantët që do të garojnë për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik tashmë ka nisur. Dikasteri i Arsimit, si dhe Qendra e Shërbimeve të Arsimit kanë zbardhur udhëzimet përkatëse se si duhet të veprojnë maturantët e këtij viti shkollor, si dhe ata të maturave të shkuara, për të plotësuar dy formularët për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që do të japin në maturën e 2020.Aktualisht vetëm në bashkinë e Elbasanit janë 1682 maturantë . Drejtoresha e Zyrës vendore arsimore Anila Çota shpjegon më gjerë në lidhje me datat dhe mënyrën se si bëhet aplikimi.
Maturantët këtë vit duhet të tregohen shumë të kujdësshëm pasi në rast se nuk respektojna rregullore ata rrezikojnë të humbasin të drejtën për të dhene provimet e maturës për një vit.
Këtë vit provimet e maturës do të zhvillohen në datat :1. Gjuhë e Huaj – 8 Qershor 2020 2. Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2020 3. Matematikë – 15 Qerhor 20204. Provimi me zgjedhje – 18 Qershor 2020

Loading...