Loading...

Një korrespondente e televizionit N1 në Kosovë është kërcënuar me jetën e vajzës në rrjetet sociale.

Mediat kosovare, raportojnë se gazetarja Zana Cimili kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të vajzës së saj dhe një komentues në gjuhën serbe e ka kërcënuar duke i thënë se ka dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar.

“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”- mësohet të ketë shtuar më tutje komentuesi.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:

“Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Ndërkaq, në lidhje me këtë kërcënim ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK bën thirrje për distancim nga kjo gjuhë e tillë. Sipas tye të gjitha kërcënimet, posaçërisht thirrjet për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.

AGK ka deklaruar se pret nga institucionet kompetente, që të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, deklaron AGK.

Loading...
Loading...