Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj prej kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku.

Ditën e sotme ajo ka bërë një postim në formë urimi në Instagramin e saj me rastin e Pashkëve.

Dembacaj ka publikuar disa foto ku duket më e lumtur se kurrë me Mark Frrokun i cili është njëherësh dhe një nga biznesmenët e fuqishëm në vend.

Gezuar Pashket te gjitheve! Durim dhe kurajo per kete periudhe te veshtire. Me dashuri Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku!
Kështu shkruan Rudina në postimin në profilin e saj në Instagram.

Prej muajsh tanimë çifti bashkëjeton dhe me ta jetojnë edhe tre fëmijët, vajza e vogël e Rudinës, Viktoria dhe dy fëmijët e ish-deputetit, Mark Frroku.

Me shumë mundësi kjo familje e këndshme do shtohet shpejt pasi Rudina e ka pranuar se ka dëshirë të ketë një fëmijë me Markun.