Loading...

Tërmeti që tronditi vendin tonë në 26 Nëntor shkaktoi 51 viktima dhe mjaft të lënduar. Tragjedia e ndodhur u shoqërua me një mbështetje dhe sensibilizim të madh nga ana e personazheve të njohur të showbizit brenda dhe jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur Bebe Rexha, e cila që pas tërmetit përmes postimeve në rrjetet sociale bëri të ditur se do vizitonte Shqipërinë, për të parë nga afër situatën dhe për të ofruar edhe ndihmën e saj për personat e prekur.

Ajo e ka mbajtur fjalën e saj dhe sot Bebe ka mbërritur në Bubq ku do të vizitojë banorët dhe pritet të jap donancion për ndërtimin e disa banesave.

Këngëtarja e konsideroi përgjegjësi ardhjen e saj në atdhe dhe u shpreh se puna e saj sapo ka nisur.

“Pavarësisht famës, unë nuk do të harroj kurrë nga kam ardhur, sepse zemra ka gjak shqiptari. Ne jemi vajzat e djemtë e Nënës Terezë”, tha Bebe Rexha.

Ajo u shpreh gjithashtu se donte të shihte me sytë e saj se çfarë po ndodhte në Shqipëri, ndërsa premtoi ndërtimin e dy shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Bebe Rexha në Bubq

Gepostet von Tvklan am Montag, 2. Dezember 2019

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here