Loading...

Mëngjesi i 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë. Kjo sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, i cili thotë se temperaturat pritet të arrijnë deri ne -10 gradë ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës është18m/s.

Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të dt. 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të arrijë shpejtësinë deri në 25-30m/s.

Duke nisur nga orët e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjate vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe në zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përseri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s.

Loading...