Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Një grup personash janë përleshur me njëri-tjetrin dhe pas saj, një prej personave është marrë peng.

Kanë qenë dy persona të maskuar që kanë realizuar pengmarrjen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mahnatan’ sipas dëshmitarëve.

Nuk ka ende informacione në lidhje me ngjarjen dhe emrat e personave të përfshirë.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po kërkon autorët.

Policia Kamëz/ Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën ‘London’, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...