Loading...

“Brezi i dëlirësisë”, ishte një rrip metali i vendosur rreth belit të femrës nga mashkulli i saj, i cili largohej për luftë.

Ky brez shërbente si frenues se ajo nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me dikë tjetër gjatë kohës që ai ishte larg.

Me sa duket të gjitha mitet bien poshtë pas hapjes së ekspozitës “Miti dhe realiteti” që u krijua në Budapest. E hapur për moshën mbi 16 vjeç, ekspozimi tregon 20 shembuj të rripave dhe materiale të tjera për të shpjeguar këtë mit të lindur gjatë Iluminizmit dhe si ka evoluar.

Mes kyçeve dhe dhëmbëve prej metali, pyetja e vizitorëve është: Si mund të mbijetohej me to?

Katalin Vegh, zëvendës drejtor i muzeut, shpjegon se deri në vitet ‘90, si në kulturën e popullsisë dhe si në studimet shkencore, mendohej akoma se përdoreshin për të garantuar besnikërinë e grave gjatë kryqëzatave të burrave.

Mjafton t’i vështrosh për të kuptuar që mund të jenë burim i plagëve dhe infeksioneve dhe kanë siguresa relativisht të thjeshta për t’u hapur.

Loading...
Loading...