Një burrë ka hedhur në gjyq gruan e tij për paratë që ka shpenzuar për djalin pasi mori vesh se 8-vjeçari nuk është i tiji.

Ai i është drejtuar Gjykatës së Lartë pasi zbuloi se babai i vërtetë i fëmijës është një burrë tjetër me të cilin bashkëshortja kishte pasur marrëdhënie në të shkuarën.

Gjithsesi, ai ka refuzuar që ta bëjë publik emrin e burrit tjetër, ndërsa gjykatësi i ka këshilluar që djalit të mos i thuhet gjë derisa të ‘jetë koha e duhur’.

Gjykata vendosi gjithashtu që asnjë nga identitetet e të pranishmëve të mos përmendeshin në raportimin e mediave duke shtuar se familjes do t’u caktohet një punonjës social që t’i ndihmojë me vendimet.

Bashkëshorti i zhgënjyer kërkonte gjithashtu dëmshpërblim për gjithë situatën e pakëndshme që kaloi pasi zbuloi se djali që e kishte rritur vetë nuk ishte i veti.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania