Loading...

Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, ka mbledhur një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 Shtator.

Megjithëse parlamenti vijon të jetë me pushimet e verës, Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, ka mbledhur një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 Shtator. TCH ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare. Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqesh. Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë. Interesant është fakti se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë, informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore. TCH e ka parë kërkesën për këto dy institucione ku u kërkohet të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar 10 Qershor 2019 si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 Qershor.

Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor. Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret. Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës. Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni Venecias për një çështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria Moldave pati një përplasje me presidentit e vendit u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.

Meta investigation resumes on September 2, list of witnesses compiled

A parliamentary committee investigating alleged violations of the constitution by President Ilir Meta has gathered a wealth of information on this investigation, which resumes after September 2.

Although parliament is still on summer vacation, the Parliamentary Commission investigating alleged violations of the constitution by President Ilir Meta has gathered a wealth of information on this investigation, which resumes after September 2. TCH has learned that this commission already has the answers coming from the Central Election Commission, the Electoral College and the Center for Official Publications. The Presidency has collaborated with this committee by sending a 20-page material in response. It is not yet known whether this commission will invite the head of state to testify as provided in the regulation of such commissions.

The presidency has not yet answered the question of whether the president will go before the committee if such an invitation arrives. Interestingly, this commission requested and received detailed information from the State Police and the Prosecutor General’s Office on electoral crimes. TCH has seen a request for these two institutions to be required to provide data on electoral crime proceedings for the period 1 January 10 June 2019 as well as for the period following the decriminalization of 30 June.

It remains unclear why this information will serve the inquiry commission. The Parliamentary Inquiry Committee is learned to have compiled a list of those who will testify, a top-secret list. But a delegation of the Venice Commission will arrive in Tirana on September 6 for a fact-finding mission. This committee will find it easy to give a quick opinion, as there is no precedent. The Venice Commission on a similar issue some time ago when the Moldovan Government had a clash with the country’s president expressed an opinion that was worth dismissing the president of Moldova for constitutional violations.

Loading...
Loading...