Loading...

Mijëra besimtarë myslimanë në Elbasan kryen sot ritin e faljes së Kurban Bajramit.
Për të garantuar pjesmarrje sa më të gjërë të besimtarëve, myftinia e organizoi ceremoninë në sheshin Gensher në qendër të qytetit.
Me këtë rast imami Elvis Naçi, myftiu Agim Duka dhe klerikë të tjerë përcollën mesazhe nga libri i Shenjtë i Kuranit.
Pas përfundimit të ritit të faljes besimtarët u përqafuan duke i uruar njëri-tjetrit një vit të mbarë dhe të begatë.
Me rastin e Kurban Bajramit Myftinia organozoi në ambientet e saj një pritje për përfaqësuesit e feve të tjera në Elbasan dhe autoritetet lokale.
Pjesa më e madhe e popullsisë në Elbasan i përket besimit islam.

Loading...
Loading...