Loading...

Nga editori, infoelbasani.al

Ngajnëherë shprehemi me trishtim se ndërtime të tilla nuk vijnë më. E ta imagjinosh që janë ndërtuar, jo nga inxhinierë të famshëm, por nga mjeshtra duarartë shqiptarë. Mjeshtra, që në fakt ia kalojnë edhe arkitektëve me nam.

E tillë është godina, ku ndodhet këshilli i qarkut dhe prefektura Elbasan. Ajo është një nga më të bukurat në këtë qytet. Edhe pse është ndërtuar rreth 100 vjet më parë, ajo prezanton një pamje hije- rëndë që i jep autoritetin e një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Godina e këshillit të qarkut dhe prefekturës Elbasan është ndërtuar më herët se godinat qeveritare në Tiranë. Të habit fakti se sa me prespektivë është konceptuar projekti në atë kohë. E gjithë kjo vepër arti fsheh datëlindjen e saktë në themelet e saj: Në një nga gurët e themeleve është gdhendur “Usta Jonuz Trebishta, 1923”.

Loading...