LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjes, ku mjeti tip “Benz” me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital. Shqiptarja.com sjell video nga vendi i ngjarjes ku duket biçikleta e të plagosurit në trotuar.

Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.