Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë, ku edhe është martuar me një shtetase kineze ka bërë të ditur një lajm të mirë dhe human ndërsa njofton se kanë vendosur të dërgojë 200.000 maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit.

Lekaj shkruan në rrjetet sociale se po e bënë ktë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë ndërsa bën thirrje ndaj shqiptarëve, të qendrojnë në shtëpi, pasi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë.

“Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira. Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes. Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”, shkruan Rolando Lekaj!

Modeli i njohur shqiptar ka lidhur kurorë prej dy vitesh me një biznesmene shumë të fuqishme nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë.