Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka publikuar një video tejet provokuese nga pushimet e saj, duke lënë “pa frymë” ndjekësit e saj, por jo vetëm.

Në videon e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Morena shihet e veshur me bikini teksa lahet në dush, ku nxjerr në pah format e saj bombastike.

Video e “nxehtë” ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Më “pikanti” ka qenë komenti i artistit, Robert Berisha, i cili pas ndarjes nga Nora Istrefi, duket se nuk përmbahet më.

Ai ka shfrenuar me komentin e tij, teksa “qan hallin” e atij që ka montuar dushin, për të cilin shprehet se i ka hak 50 euro.

Roberti shkruan:

Qaj mjeshtri që e ka montu kët tush (dush) duhet me gjet me ja dhon 50 euro tip, s’po livrit hiq hallall puna.”
Edhe modelja nuk ka hezituar t’i përgjigjet komentit të këngëtarit, duke i shkruar:

Rob me ngjit ish i kapt por kur t’jesh e lehtë si pendël e mban.”