Loading...

 

Divorcet shoqërohen edhe me drama të tjera familjare, veçanërisht tek fëmijë.

Kjo është historia e trishtë e tre vajzave nga fshati Dushk i Belshit. Divorci ka ndarë në dyshë tre vajzat. Gjykata ka caktuar që njëra të qëndrojë me babanë. Ndërsa dy më të voglat me mamanë. Por të voglat nuk duan të shkojnë me nënën, një rast i rrallë ky kur fëmijët, sidomos vajzat nuk duan të qëndrojnë me nënën.

Vajza e madhe e familjes, Xhesika Çapja ka vendosur ta bëjë publik faktin. Ja çfarë thotë ajo për mediat:

“ Jam Xhesika Çapja, nga fshati Dushk i Belshit. Prindërit e mi janë divorcuar në qershor të vitit 2017. Gjykata vendosi, që unë të jetoj më babanë. Ndërsa dy motrat, të jetojnë me mamanë. Motrat qajnë, sepse nuk duan të jetojnë me mamin. Njëra nga motrat është invalide. Pensionin e merr mami në Durrës dhe nuk ia kalon motrës së sëmurë”.

Shqetësimin e përcjell në media edhe i ati i tri vajzave. Edhe në prani të psikologes, dy vajzat me të vogla, 16 dhe 8 vjeç, nuk pranojnë kurrësesi të shkojnë tek e ëma. Edhe gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. Vajza e madhe me të atin, dy vajzat e tjera me të ëmën.

– “ Vajza e madhe ka tentuar t’i çojë motrat më të vogla tek e ëma, por ato nuk kanë pranuar dhe qajnë”, – shprehet i ati. Aktualisht, babai jeton me të trija vajzat. Njëra merr pension invaliditeti, por këtë e disponon e ëma.

Kjo nënë “mizore”, edhe, pse de-facto, nuk jeton me dy vajzat e vogla, pensionin e mban për vete. Të tre fëmijët kërkojnë të jetojnë me babanë, përkundër vendimit të shkallëve të Gjykatës.

 

Loading...