U nda mbrëmë nga jeta studiuesi i njohur elbasanas, Hyjni Ceka.
Hyjni Ceka është një nga pjestarët e njohur të familjes „Ceka“ e njohur në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë.
Gjatë jetës së tij iu përkushtua me devotshmëri studimit të historisë dhe kulturës të Elbasanit dhe Shqipërisë.
Prof Ceka është autor i disa botimeve dhe studimeve. Pjesë e veçantë e krijimtarisë së tij kanë qenë simbolikat që përfaqësojnë Elbasanin si Dita e Verës, Isuf Myzyri etj.
Ceremonia mortore në nderim të prof. Hyjni Ceka zhvillohet sot në ora 17.00.
Infoelbasani.al i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes Ceka për humbjen e njeriut të tyre të dashur!