Ka ndërruar jetë pasagjeri i plagosur rëndë paraditen e sotme në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga kushëriri i të ndjerit, i cili shprehet se i afërmi i tij ka humbur jetën në spital.

Viktima ishte një 33-vjeçar nga qyteti i Tiranës, i cili nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra, duke u ndarë nga jeta.

Aksidenti u shkaktua pasi një mjet u përplas dhe doli nga rruga, duke përfunduar i përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, i ndjeri, i cili ishte pasagjer mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot t’i shpëtonte vdekjes.

Mjeti i aksidentuar u shkatërrua plotësisht si pasojë e përplasjes së fortë.

Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.