Një qytetar nga Saranda tregon se ka përjetuar një ngjarje të rrallë, një fenomen natyror që nuk e kishte parë kurrë më parë.

Ai ka dërguar disa fotografi shumë interesante tek joq.al.

Bëhet fjalë për një fenomen natyror të ngjashëm me një tornado. Fotot sipas tij janë shkrepur midis Sarandës dhe Igumenicës.

Qytetari tregon se kjo rrymë ajëri ishte krijuar mbi det dhe duket se është duke thtithur ujin prej tij ndërkohë që në sfond dëgjohej edhe zhurma.

Mesazhi i plotë i qytetarit:
Kjo rrymë ajëri po thith ujë në det dhe ndihet shumë zhurmë e madhe. Fotot i kam marrë midis Sarandës dhe Igumenicës.