Loading...

Një bandë majmunësh thuajse ‘po pushtojnë’ një manastir në Indi, pasi kanë filluar të sulmojnë gjerësisht njerëzit dhe madje edhe fëmijët.

Komuniteti që jeton në Vrindavan të Uttar Pradesh, kanë braktisur plotësisht shtëpitë e tyre pas sulmeve agresive nga këta majmunë që janë jo pak të egër pasi kanë edhe dhëmbë të fuqishëm.

Disa nga banorët kanë vendosur ‘të rezistojnë’ duke vendosur hekura në dritaret e tyre dhe duke izoluar dyert.

Sipas disa informacioneve këto kafshë në të kaluarën jetonin në harmoni me njerëzit dhe nuk shfaqnin shenja agresiviteti si edhe po bëjnë kohët e fundit.

Majmunët vijnë çdo ditë në bandë dhe kanë ndjekur anëtarët e manastirit dhe gjithashtu vizitorët përfshirë fëmijë që janë sulmuar kohët e fundit.

Vendasit mendojnë se sulmet e tyre do të ndikojnë shumë edhe në largimin e personave të interesuar për pelegrinazh të cilët vizitojnë manastirin.

Ata janë kudo madje edhe në ambientet e brendshme të manastirit duke e bërë thuajse të pamundur aktivitetin madje edhe në tualet nuk është e lehtë të shkohet.

Këta majmunë çdo ditë e më shumë fitojnë siguri për të depërtuar në banesa çfarë edhe ka ngritur shqetësim në vendasit që kanë vendosur të mos lënë banesat e tyre.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here