Loading...

Një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të vdekur, pasi një tren i shpejtësisë së lartë goditi makinën e tyre, teksa ishte duke kaluar hekurudhën.

Treni që udhëtonte nga Miami për në New York u përplas me makinën tip “Subaru Outback”, rreth orës 02:00, të së shtunës.

Viktimat janë gruaja Valery Jo Rintamaki, 58 vjeç, Trystan Prestano, 10 vjeç dhe Skylar Prestano, tetë vjeç.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se automjeti pas goditjes ishte marrë para rreth 1 kilometër dhe zvarritja e tij ka përfunduar kur treni ka qëndruar.

“Kjo dukej si një zhurmë arme zjarri që sa vinte. Atëherë dëgjuam trenin të ndalej dhe kur vajtëm atje pashë të gjitha pjesët e makinës. Të gjithë kanë thënë ndër vite se kemi nevojë për një mbikalim. Rruga është e rrezikshme atje. Trenat vijnë duke fluturuar”, tha Earl Megonigal, një operator i shpërndarjes së informacionit i policisë.

Daily Mail raporton se nga 200 pasagjerët në tren askush nuk mbeti i lënduar, ndërsa të tre personat në makinë, nëna dhe dy fëmijët humbën jetën.

Pas të gjithë ekspertizës në vendin e ngjarjes, treni është nisur në destinacion, megjithëse mbërriti 8 orë me vonesë.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here