Ja çfarë shkruan Bashkia Gramsh:

Viti 2020 e gjen Bashkinë Gramsh me një tjetër risi teknologjike.
Duke parë se përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm thuajse në të gjitha grupmoshat dhe ka lehtësuar mjaft shpërndarjen e informarcionit, transparencën e institucioneve dhe komunikimin në kohë reale, Bashkia Gramsh është ndër të parat bashki në Shqipëri që nga dita e djeshme hodhi në rrjet aplikacionin e personalizuar📧 ‘Bashkia Gramsh’ në (play store).
Duke e shkarkuar falas aplikacionin, mund te kontrollosh 👁️‍🗨️në kohë reale imazhet nëpërmjet kamerave të qytetit.

Mund te raportosh për një abuzim apo shkelje ligji, ose mund të marrësh njoftimet më të fundit të shpërndara nga Bashkia. Tashmë më shumë transparencë për të gjithë banorët dhe më lehtë për tu informuar.
Për të gjitha shkeljet apo abuzimet tashmë nuk ju duhet më të jeni të pranishëm fizikisht në zyrat tona dhe të humbisni kohë ⏲️, por me një klikim ju vini në dijeni zyrat përkatëse duke na informuar 👈në kohë reale dhe reagimi apo zgjidhja e problemit do jetë më i shpejtë.

Bashkëpunimi me qytetarët do vazhdojë dhe të tjera risi na presin.