Loading...

Një inat mes tifozësh ka përfunduar në një ngjarje tepër të shëmtuar me një të vdekur.

Një ngjarje tepër e shëmtuar ka ndodhur të dielën në Itali e cila pikënisje ka patur rivalitetin në futboll. Një tifoz ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje me makinë nga një tifoz kundërshtar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potencës, teksa tifozi në fjalë, 30 vjeç, po priste shokët e tjerë për të shkuar në stadium.

Sulmi ishte përgatitur nga tifozët e ekipit të Melfit ndaj atij të Vultur Rioneros. Kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin e Melfit, ndërsa është arrestuar shoferi i makinës tip Fiat Punto.

Për ngjarjen e ndodhur tifozët e Potencas kanë braktisur ndeshjen me Melfin pasi janë të binjakëzuar me ata të Vultur Rioneros. Të gjithë këta ekipi janë gjysmëprofesioniste.

Loading...