Loading...

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, avokat Spartak Ngjela komentoi krizën politike në vend, si edhe situatën e krijuar pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, me dekret nga Presidenti Ilir Meta.

“Ky s’është legjimit, Hoxha nxori ilegjitim gjithë parlamentet e Perëndëmit. Se vendos Presidenca është apo jo legjitim, opinion mund të japë, është një organ gjyqësor që mund të thotë është i paligjshëm. Gjithë ekipi i politikës ndërkombëtare tha do vinë zëvendësuesit, dhe ata erdhën. A ndodhin këto në Botë, sigurisht që ndodhin. E vetmja gjë që duhet të pyesim është cili është ligji që është shkelur.” u shpreh Ngjela.

Sa i përket kërkesës që kreu i shtetit bëri pranë KQZ lidhur me numrin e deputetëve në parlament si edhe zërat e mundshëm për shpërndarje të parlamentit nga Presidenti, Ngjela bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se e pret burgimi i përjetshëm nëse e ndërrmerr një veprim të tillë.

“Nëse do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëso të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë nuk ka asnjë pikë në kushtetutë të shpërndajë parlamentin, pervec dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush.” -u shpreh Ngjela

Ngjela komentoi edhe nismën e ndërmarrë nga PS, për shkarkimin e Presidentit, si edhe procedurën në lidhje me rastin:

“35 deputetë duhet të paraqesin kërkesën për shkarkim, parlamenti ia drejton komisionit te ligjeve i cili thërret Presidentin dhe e merr në pyetje, parlamenti mblidhet dhe thërret presidentin në dëgjesë më pas formulon një komision hetimor parlamentar, i cili zgjat deri në 3 muaj dhe thërret Presidentin sa herë të dojë. Komisioni i kthen raportin Kuvendit, i cili e voton me 94 vota. Më pas i shkon gjykatës kushtetuese për verifikim. Nuk ka njeri t’i rezistojë këtij kalvari. Niksoni dha dorëheqjen. Është tre muaj kalvar. Deri sa të vijë votimi në Parlament, Meta është President”- theksoi Ngjela.

Loading...
Loading...