Loading...

Tragjedi pa fund në familjen Ozuni në Librazhd. Një djalë i vdekur në aksident, një u hodh nga ballkoni para disa kohësh dhe sot humb jetën foshnja 3 muajshe.

Sipas të dhënave nga ky qytet nëna e foshnjës, Sote Ozuni e ka lënë vetëm foshnjën në shtëpi dhe ka dalë në qytet ku është vonuar për disa orë. Por kur është kthyer ajo e ka gjetur pa frymë fëmijën.

Nëna e ka dërguar në spital, por sipas mjekëve ajo ka mbërritur pa jetë dhe nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Foshnja është dërguar në morgun e qendrës spitalore në Elbasan ku i është nënshtruar ekspertizëz për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë nëna është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për rrethanat e ngjarjes.


Kjo familje ka pësuar edhe dy ngjarje të tjera traumatike. Pak kohë më parë një djalë humbi jetën në aksident, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte. Fëmija ishte kyçur nga nëna dhe tentoi të hidhej nga ballkoni.
Ndërsa sot duket se përsëritet e njëjta histori, por me foshnjën tre muajshe. Dyshohet se nëna e ka lënë foshnjën për disa orë të vetëm. Ajo ka deklaruar se kishte dalë për të blerë qumësht dhe ushqime.

Loading...