Frika nga koronavirusi rritet gjithmonë e më shumë në Shqipëri teksa përtej Adriatikut Italia po përballet çdi ditë me raste të reja dhe me viktima.

Në Apenine, numri i rasteve i kalon 200 ditë, ndërsa deri tani numërohen 6 viktima, por për prindërit ka një lajm të mirë: virusi vdekjeprurës nuk i prek fëmijët.

Është parë se mes mijëra viktimave ka më shumë të moshuar sesa të rinj apo fëmijë.

I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga koronavirusi në mbarë botën, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm 100 raste janë identifikuar tek fëmijët, por sipas tij është thënë se fëmijët e kanë kaluar lehtë pa marrë mjekim.

Ndërsa shanset janë të vogla që Koronavirusi të zhduket shpejt, lideri i OBSH ka deklaruar se nuk ka viktima fëmijë.

“Në 75.000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”, thotë Terri Lynn Stillëell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.

Përqindja më e madhe e viktimave janë njerëz të moshuar, ata që kanë pasur një sëmundje ekzistente më parë në trup gjë që ndikon drejtëpërdrejt në imunitetin e tyre të dobët.