Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet të Europës Lindore.

Këshilli i Ministrave vendosi dy ditë më parë heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Ky vendim është reciprok dhe vlen për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Bjellorusinë, të cilët tashmë mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë drejt këtij shteti.

E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët bjellorusë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Ky vendim, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, do të mundësojë promovimin e marrëdhënieve të biznesit, si dhe zgjerimin e kontaktove kulturore, sociale dhe të turizmit.

Marrëveshja që solli këtë vendim ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, e cila u firmos nga ambasadori shqiptar në Rusi dhe homologu i tij, Vladimir Semashko.

Bjellorusia cilësohet si një prej vendeve europiane që vizitohet nga shumë pak turistë.

Shkaku kryesor për numrin e ulët të turistëve janë procedurat e stërzgjatura për marrjen e vizave.

Tashmë me heqjen e vizave, kjo nuk do të përbëjë problem për shqiptarët që dëshirojnë ta vizitojnë ish-shtetin sovjetik.

Bjellorusia është një shtet i pasur me mjaft atraksione turistike.

Më poshtë janë disa foto nga vendet më të vizituara në këtë shtet.