Florenc Spaho është kandidati i listës së Partisë Socialiste për Elbasanin që do të zërë vend në Parlament. Ai zë automatikisht vendin e Nuri Belbës i cili shpalli kandidaturën e PS-së për kryetar të Bashkisë Prrenjas, që u prezantua nga Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla.
Florenc Spaho është një nga prurjet më të spikatura të PS-së së Elbasanit gjatë viteve të fundit. I riu me energji të pashtershme, gëzon mbështetje dhe respekt të gjërë qytetar, dhe jo vetëm në qytetin e Elbasanit. Kjo ka bërë që ai shpejt të ngjitet në forumet e larta të PS-së. Aktualisht ai është Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin.
Florenc Spaho shquhet për aftësitë profesionale duke qenë edhe fizioterapist i Federatës Shqiptare të Futbollit në ndeshjet që ekipi Kombëtar zhvillon në Elbasan.
Por mbi të gjitha ai spikat për shpirtin humansit dhe solidar duke punuar për integrimin e njerëzve me nevoja të veçanta. Gjithashtu disa herë në vit ai kryen aktivitete falas për qytetarët e Elbasanit.
Me gjithë këto merita, duket se politika për atë mbetet një mision për të mirën e qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.

Florenc Spaho

Kush është Florenc Spaho:

Florenc Spaho ka lindur në Elbasan, më 9 qershor 1984. Arsimin 8-vjeçar dhe të mesme i ka ndjekur në qytetin e Elbasanit. Në vitin 2007 është diplomuar si infermier në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe po këtë vit ka filluar punë pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit. Gjatë së njëjtës kohë ka ndjekur studimet në degën Fizioterapi dhe në vitin 2009 ka filluar aktivitetin si fiziatër në klinikën Prolife ku prej disa vitesh është në rolin drejtues të saj.
Nga vitit 2007 dhe deri tani ka kryer specializime të shumta në fushën e fizioterapisë, në Shqipëri por edhe jashtë saj.
Në vitin 2014, bashkë me disa kolegë themeluan shoqatën “Albanian Fund in Support Of Sick”.
Prej viti 2015 është asistent/pedagog në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Po ashtu, që prej këtij viti është zgjedhur fizioterapist i Federatës Shqiptare të Futbollit në ndeshjet që ekipi Kombëtar zhvillon në Elbasan.
Prej vitit 2016 drejton Departamentin e Psicomotricitetit pranë Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta.
Përtej eksperiencave profesionale dhe akademike në fushën e fizioterapisë, ndjek gjithashtu Universitetin Mjekësor të Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme.
Florenc Spaho është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.