UNIVERSITETI I ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”

DREJTORIA E KOORDINIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

BULETINI SHKENCOR

 

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për botim në Buletinin Shkencor të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Mirëpriten punime shkencore të personelit akademik, studentëve, individëve profesionistë dhe punime orgjinale të studiuesve nga institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Aplikimet jane hapur për seritë :

  • Seria e shkencave shoqërore dhe edukimit;
  • Seria e shkencave të natyrës, ekonomike dhe mjekësore.

Artikujt duhet të dorëzohen pranë zyrës së Buletinit Shkencor të printuar dhe në format elektronik.

a)Artikulli në format elektronike duhet të dërgohet me CD ose email me subjekt:

Seria e Shkencave …………; Autor ………….

b)3 kopje te printuara të artikullit të cilat nuk rikthehen .

Çdo artikull duhet të jetë i redaktuar dhe sipas kritereve të përcaktuara.

Afati i dorëzimit: 3 prill – 31 Maj 2018.

Artikulli duhet të plotësojë këto kërkesa:

Shkarkoni  dokumentin 

Çdo autor ka të drejtë të sjellë vetëm një artikull për botim.

Adresa në të cilat do të dërgohen dokumentat janë :

a)në formë elektronike – CD ose me email eris.ibershimi@uniel.edu.al.

b)me postë – Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Buletini Shkencor, Rruga “Ismail Zyma”, Elbasan, Albania,

c)dorazi – Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Rektorati, Zyra e Buletinit Shkencor.

Për më tepër informacion mund t’i drejtoheni Zyrës së Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Buletini Shkencor.

Ju faleminderit!