Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë kërkuar të bëhen disa ndryshime në taksën vjetore të mjeteve të luksit.

Sipas njoftimit të DPSHTRR, ndryshimet në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” i japin fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot.

Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem!

NJOFTIMI I PLOTË DHE DOKUMENTI:

TJETËR ZGJIDHJE me iniciativën e DPSHTRR – MIE! Propozuam dhe u dëgjuam për ndryshime në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” duke i dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot!

Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem! Sistemi eDPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML! Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem! Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot!