Ish-ministri i Brendshëm italian dhe njëherës kreu i LEGA-s, Matteo Salvini, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për kontributin e dhënë për të përballuar situatën e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit me dërgimin e 30 mjkëve dhe infermierëve. Salvini është shprehur se për të dhe forcën politike që drejton “Nuk jane thjesht 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropes që na ka braktisur”.

Vendimi i kryeministrit shqiptar është vlerësuar edhe në faqet zyrtare të LEGA-s duke e konsideruar fjalimin e Ramës në aeroport si mjaft të ndjeshëm për popullin italian.

“Fjalët prekëse të kryeministrit të Shqipërisë, që dërgoi 30 mjeke e infermierë në Itali. “Vendet e pasura iu kthyen shpinën. Ne nuk jemi te pasur, por as të varfër nga kujtesa. Shqipëria nuk braktis kurrë mikun e saj në nevojë. Italia do ta fitojë këtë luftë”, shkruhet ndër të tjera në profilin zyrtar.

Më herët, kreu i LEGA-s, ka qenë mjaft kritik ndaj Bashkimit Europian dhe qasjen e saj ndaj Italisë në këtë situatë.

Ai ka paralajmëruar se pasi të mbarojë kjo gjendje, do kërkojnë referendum popullor për largimin e vendit nga BE ndërsa në reagimet e tij publike vihet re dukshëm edhe gjuha e akuzave ndaj unionit por edhe drejtuesve kryesorë të saj.