Loading...

As Lionel Messi as Cristiano Ronaldo por është Floyd Mayweather sportisti më i pasur i dekadës së fundit.

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti 2010. Boksieri amerikan ka derdhur në llogaritë e tij bankare plot 915 milionë dollarë. Pas Mayweather, për pasuritë e tyre renditen 2 “yjet” e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo (800 mln Euro) dhe Lionel Messi (750 mln Euro).

Klasifikimi i Forbes vijon me yllin e Los Angeles Lakers në NBA, LeBron James me 680 milionë Euro të fituara në 10 vitet e fundit. Roger Federer që ka lënë pas golfistët Tiger Ëoods dhe Phil Mickleson. Klasifikimin e 10 sportistëve më të pasur të dekadës së fundit e plotëson 6 herë kampioni i botës në Formula 1, Leëis Hamilton me 400 milionë dollarë duke u bërë i vetmi pilot dhe i vetmi britanik që përfshihet në këtë dhjetëshe të veçantë.

Loading...