Loading...

Prej kohësh në media është komentuar gjatë për marrëdhënien mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ndonëse dyshja është kapur disa herë mat dhe asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht lidhjen duke mbajtur jetën e tyre diskrete.

Mirëpo, një video e siguruar së fundmi nga ‘Revista Who’ ka vërtetuar edhe një herë lajmin se dyshja janë në lidhje. Në video, Romeo dhe Jonida shihen teksa pushojnë në plazh, ndërkohë që janë duke u puthur.

Siç shihet nga pamjet, Romeo dhe Jonida janë të shoqëruar në pushimet e tyre nga vëllai i aktorit, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani, që gjithashtu përflitet që janë në një lidhje.

Që janë bashkë këtë shumë e dinin të sigurt prej kohësh, tani edhe skeptikët nuk duhet të kenë më dyshime.

Maliqi dhe Veshaj përbëjnë një nga çiftet që ka marrë më shumë vëmendje këtë sezon dhe fakti që asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë pohim e ka shtuar më shumë dilemën.

Ata që i njohin thonë që nuk kanë ndërmend të flasin, por ndonjëherë një foto (video) vlen më shumë se 1000 fjalë. Ndaj le t’i lëmë ta shijojnë verën, edhe ata, njësoj si ne!

Loading...
Loading...