Kryeministri Edi Rama doli sot në rrugë duke u bërtitur qytetarëve pse nuk respektonin rregullat e izolimit. Ai postoi vetë disa foto.

POSTIMI I RAMES

-SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

-PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

-RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka.
E e kemi p?rsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur.