Loading...

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Pastor Akili dhe Arjan Çuri, të cilët kanë folur për tërmetin tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

Ata kanë treguar se si e kanë përjetuar tërmetin e madh dhe ku kanë qenë në ato momente kur ranë lëkundjet e forta.

“Duke qenë se kisha një precedent nga tërmeti 5.8 i shtatorit, më kishte ardhur një ide ç’duhet të bëja kur të bie tjetri. Më erdhi një ide origjinale. Nuk u ngrita nga krevati dhe fillova të ndiqja ritmin e tërmetit. Lëkundej ai, lëkundesha dhe unë, nuk e ndjeva tërmetin. Gjëja më e mirë është që të ngrihesh dhe të lëvizësh sipas ritmit të tërmetit. Kjo të ndihmon psikologjikisht se nuk i ndjen tërmetin”, ka thënë Çani, duke treguar se si e përjetoi tërmetin ai.

“E ndjeva, u zgjova. Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte një lutje e shkurtër ndaj Zotit. Jetoj në kat të 5, kishte plasaritje të mëdha në hyrjen e pallatit ku jetoj unë, ndaj them që dua të iki. Pata një ndjesi që nuk isha gati akoma. I thashë Zotit dua dhe pak kohë, jo kësaj here. Por nuk dola”, tha Çuri, ndërsa shtoi se kur bie tërmeti nuk duhet të lëvizësh.

“Unë isha në krevat. Qeni lëvizi i pari, jetoj në kat të tretë. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte të zgjoja djalin. Unë harrova çfarë kisha veshur, ndërkohë që qeni lëvizte me shpejtësi të madhe…”, tha Pastor Akili.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here