Loading...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Përmetit, ku një pacient është refuzuar të shtrohet në këtë institucion shëndetësor nga ana e mjekëve. Pamjet janë publikuar nga Jugu News.

Në to tregohet momenti kur pacienti dhe familja e tij ndeshen me mjekun, i cili nuk ka as uniformë. Nërkohë, në vendngjarje është edhe policia.

Të shumtë janë personat që bërtasin e konfliktohen me infermieren e vehsur me bluze blu, ndërsa pacienti duket i shtrirë në krevat. Atë duan ta ngrenë dhe ta largojnë nga ambientet e spitalit, pa i dhënë asnjë shpjegim, ndërsa në pamjet filmike, djali duket i pafuqishëm dhe nuk reagon në asnjë moment.

Janë disa djem të tjerë ata që i thonë në sy infermieres se nuk po bën punën dhe nuk ka lajmëruar mjekun në momentin që pacienti ka mbërritur, ndërsa ajo kundërshton hapur, teksa shprehet se i kanë bërë një serum.

Sipas JuguNews, riu me emrin Elmaz Elmazi, ka qenë në gjendje të alkoolizuar pas natës së ndërrimit të viteve dhe të afërmit e tij nisur nga gjendja shumë e rëndë që ai paraqitej, e shoqëruan për në spitalin e qytetit. Aty Elmazi ka qëndruar gati 60 minuta në gjendje kome pasi asnjë mjek nuk iu afrua dhe veç kësaj, as edhe një infermiere ndonëse kishte katër të tilla në turn.

Nisur nga kjo situatë, të afërmit e Elmazit kanë kërkuar me ngulm mjekun i cili ka ardhur me vonesë dhe aq më tepër pa përparësen e bardhë. Mjeku K.B i ka vendosur serumin e parë pas dhe është larguar për të pirë kafe, ndërkohë që infermieret kanë refuzuar të trajtojnë gjendjen e të sëmurit pai kërkonin 5 mijë lek secila për ti vendosur serumin.

Pas refuzimit të trajtimit mjekësor nga Spitali i Përmetit, të afërmit e Elmazit e kanë marrë dhe e kanë çuar në banesë pa ndjenja.

Loading...