Loading...

 

Aksident tragjik në rrugën Elbasan-Peqin. Humb jetën një grua plagosen rëndë katër të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajve” në baipasin e Peqinit.
Pikërisht në këtë vend një automjet tip Toyota me targë AA 801 XD është përplasur fuqishëm me një mjet tip Golf me targë AA 299 EC.
Në mjetin tip Toyota udhëtonin Ismail Hoxhallari, Gëzim Braho dhe viktima bashkëshorte e njërit prej personave në automjet.
Ndërsa në mjetin tip Golf me drejtues Kamber Beqiri ka qenë edhe një pasagjer.
Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vend shtetasja nga Korça në gjendje kritike për jetën është bashkëshorti i saj në reanimacionin e Elbasanit. Rëndë ndodhet edhe shtetasi tjetër që ka qenë në mjetin tip Toyota.
Fillimisht të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Peqinit, e më pas janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor që po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
Personat që u përfshinë në aksident ktheheshin nga një gëzim familjar.

 

Loading...
Loading...