Sonda e NASA-s në Mars, Curiosity, ka sjellë të tjera imazhe se si duket planeti i kuq. Daily Mail shkruan se fotoja e publikuar është bashkim i më shumë se 1.000 imazheve nga Marsi, që janë shkrepur gjatë 2019-s.

Kjo është një ndër fotografitë me rezolucionin më të lartë të bëra ndonjëherë në planet. Panorama tregon “Glen Torridon”, një zonë anash Malit Sharp, të cilin po e eksploron Curiosity. Pamjet janë shkrepur gjatë 24 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit.


Curiosity fotografon imazhe në orën 14:00 drekës çdo ditë, në mënyrë që drita të jetë e plotë në çdo shkrepje. Zona “Glen Torridon” është një zonë me depozita të mëdha argjile. Curiosity ndodhet aty për të hetuar pikërisht këtë gjë./tvklan.al