Loading...

 

Albjola Palamani quhet vajza e cila ditët e fundit ka pushtuar mediat rozë pasi po përflitet se është truproja e kryeministrit Rama, pasi e shoqëron këtë të fundit në shumë takime.

Garda e Republikës ka konfirmuar se brunia simpatike nuk është truprojë e kryeministrit, por efektive e Gardës.

Me sa duket pas famës që mori në rrjetet sociale, ajo ka vendosur të ndërmarrë një vendim të papritur.

Vajza ka mbyllur profilin e saj në Instagram, teksa arsyeja nuk dihet ende.

Por si qëndron e vërteta?

Burime nga kryeministria i thanë Dosja.al, se Palamani nuk ka lidhje me grupin që kujdeset për sigurinë e kryeministrit. Vajza me forma bombastike, shtuan burimet është pjesë e Gardës së Republikës, por s’ka qenë kurrë pjesë e ekipit që shoqëron Ramën.

Dosja.al, kontaktoi edhe me Gramoz Sakon, Komandantin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës, i cili mohoi që Palamani të ketë lidhje me shoqërimin e Ramës.

Ai tha:

Albjola Palamani është efektive e Gardës së Republikës, në një nga drejtoritë tona të shërbimit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me eskortën e Ramës. Palamani ka kryer shkelje me ekspozimin në rrjetet sociale. Për këtë shkelje rrezikon edhe pezullimin nga detyra. Aktualisht, ajo ndodhet në Turqi me pushime. Ajo ka qenë pjesë e shërbimeve gjatë fushatës elektorale, ku efektivë të gardës e kanë shoqëruar në aktivitete të caktuara.”
Ndërkohë që Dosja.al, ka siguruar edhe disa foto të tjera, ku Palamani shihet në rreshtin e parë krah kryeministrit shqiptar.joq.al

Loading...
Loading...