italiani

Ai 55 vjeç ajo 15. Një italian nga Pesaro po hetohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, pasi në 2010-n ka kryer marrëdhënie me një vajzë me origjinë shqiptare.

Vajza në atë kohë ishte 15 vjeçe dhe ishte në klasë me djalin e personit të akuzuar për përdhunim.

Ai e ka ftuar në shtëpi duke i thënë: “eja të të ndihmoj me detyrat”.

Pasi ka kryer seks me të, ai ka nisur t’i japë dhurata dhe para në këmbim të heshtjes dhe janë takuar edhe herë të tjera.

Dukej një raport konsensual, por vajza pas disa takimeve e ka denoncuar 55-vjeçarin.

Ai po hetohet në gjendje të lirë, por sipas hetuesve italiani rrezikon disa vite burg. Ky nuk është rasti i parë që ndodh në vendin fqinj.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here