Loading...

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona si dhe ka proceduar 16 të tjerë pasi ditën e djeshme tentuan t’i bllokonin rrugën për të hyrë në Librazhd, kryeministrit Rama.

Mes të arrestuarëve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Gjithashtu pas pamjeve filmike policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë edhe për 16 militantë të tjerë të PD-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe janë konfliktuar me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata janë vërsulur për t’i bllokuar rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur të hedhin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!#RamaIK #ShqiperiasiEuropa

Gepostet von Endri Hasa am Donnerstag, 13. Juni 2019

Komunikata e Policisë:
Librazhd
23 të proceduar ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme të organizuar mbaditen e datës 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V. 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– A.B. 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Dalin pamjet/ Momenti kur protestuesit përplasen me policinë, gjuajnë me vezë eskortën e kryeministrit Rama.

Gepostet von Librazhdi News am Donnerstag, 13. Juni 2019

Loading...
Loading...