Loading...

Aksidentoi nipin 5 vjeç, policia nuk mjaftohet me dhimbjen, arreston gjyshen 51 vjeçe.

Policia në Elbasan ka arrestuar në flagrancë 51 vjeçaren K.L, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Njoftimi policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Loading...