Loading...

Transgjinorja Anxhela ka treguar se është abuzuar seksualisht qëkur ishte e vogël. Anxhela ka rrëfyer se është përdhunuar nga kushëriri i saj dhe se më pas u braktis edhe nga prindërit.

Me një dhimbje të madhe ajo ka thënë:

Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte seksualisht e më pickonte. Po i tregove mamit do të të vras më thoshte. Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë.’’
Ndërsa për babanë, ajo ka thënë se ai nuk besonte se ishte ngacmuar seksualisht nga kushëriri i saj.

Po ashtu ajo ka treguar se si pasojë e abuzimeve seksuale është sëmurur.

Më tej Anxhela ka thënë:

Kushëriri tentonte prapë, por unë fillova të sëmuresha. Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë.”

Loading...