Loading...

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Sanxhak, në Laç në pronësi të Hakik Çokut.

Si pasojë e flakëve dhe tymit djali i Hakik Çokut, 2 vjeç, është gjetur i pajetë në ambientet e brendshme të banesës.

I mituri është gjetur poshtë divanit dhe nga veprimet e para hetimore, rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...