Loading...

Një mjet me targa AA622 ZS ka marrë flakë në ecje e sipër në autostradën Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamel pak para hyrjes në tunel.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mjeti drejtohej nga një djalë i ri, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime nga kjo ngjarje. Mësohet se vetëm gjatë ditës së sotme i riu i kishte vendosur mjetit të tij impjantin e gazit, i cili është bërë shkak për incidentin.

Drejtuesi i mjetit shpëtoi paq nga kjo ngjarje, ndërsa në autostradë është krijuar trafik, por edhe panik në të njëjtën kohë.

Loading...